Aaron Ramsey është duke kërkuar nga Arsenali dyfishim të pagës së tij aktuale për të vazhduar qëndrimin.
Mediat në Angli pretendojnë se Ramsey dhe Arsenali janë ende larg në negociata rreth kontratës së re të mesfushorit, transmeton portali arbresh.info.
Ramsey do të jetë një agjent i lirë në fund të sezonit në rast se të dy palët nuk arrijnë të bien dakord rreth marrëveshjes së re.
Reprezentuesi uellsian ka qenë në klub për një dekadë dhe aktualisht fiton 110 mijë funta në javë.
27-vjeçari është duke kërkuar një pagë prej 220 mijë funta në javë.
“Topçinjtë” i kanë ofruar Ramseyt një kontratë të re pesë vjeçare, por ai ende nuk ka vendosur lapsin në letër./arbresh.info/
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...