Ramos transferohet në Premierligën angleze

08:42 | 14 Qershor 2015
M. A.

Sergio Ramos pritet të transferohet në Premierligën angleze.

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, nuk është duke i pajtuar me kushtet e kontratës së re të ofruar nga klubi i tij, Real Madrid.

Kjo ka sjell pakënaqësi te lojtari, të cilën po mundohen ta shfrytëzojnë skuadrat angleze.

Mediat britanike njoftojnë se Manchester United është duke përgatitur një ofertë prej 27.5 milionë eurosh për lojtarin.

 

Shpërndaje në rrjete sociale