Sergio Ramos mund të rikthehet në kombëtaren spanjolle.
Siç raporton As, trajneri i kombëtares Luis de la Fuente do të flasë me mbrojtësin e PSG-së në kuadër të takimeve me kapitenët e mundshëm që Luis de la Fuente zhvillon me lojtarët më me përvojë të kombëtares.
Ramos, i cili ka më shumë paraqitje për Spanjën (180), mund të thirret për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 të marsit kundër Norvegjisë dhe Skocisë, por kjo do të varet nga mënyra se si ai do të performojë në javët e ardhshme.
Nëse Sergio nuk përfshihet në skuadrën e Spanjës për ndeshjet e ardhshme, Jordi Alba (91 paraqitje), Koke (70), Alvaro Morata (61) dhe Cesar Azpilicueta (44) do të jenë kandidatë për kapiten.
Ndeshja e fundit e Ramos për Spanjën u zhvillua gati dy vjet më parë. Në mars të vitit 2021, ai mori pjesë në ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2022 kundër Kosovës (3:1). Mbrojtësi 36-vjeçar nuk u përfshi për Botërorin 2022 në Katar.
Ramos ka bërë 26 paraqitje për PSG-në këtë sezon në të gjitha garat, duke shënuar 1 gol dhe 1 asistim.
Objektet e naftës në Venezuelë nuk u dëmtuan nga sulmet amer...
Trump për NYT pas kapjes së Maduros: Organizuam një operacio...
Haradinaj: Siguria energjetike të trajtohet si urgjencë komb...
Objektet e naftës në Venezuelë nuk u dëmtuan nga sulmet amer...
Ukraina reagon pas kapjes së Maduros nga SHBA: Ne s’ia kemi ...
Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, nuk ka të lëndu...