Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos ka pranuar se Liga e Kampionëve është e veçantë për klubin dhe të gjithë kanë motivim më shumë.
“Los Blancos” janë në 1/16 e Ligës së Kampionëve dhe sot (e mërkure) do përballen me Manchester Cityn, transmeton portali arbresh.info.
Spanjolli për Marca ka thënë se Liga e Kampionëve është speciale dhe privilegj për të luajtur.

“E vërteta është se për ne Liga e Kampionëve është gjithmonë e veçantë, motivim shtesë për të gjithë, lojtarët dhe tifozët”.
“Nuk është çudi që kemi rekord në garë dhe aty ka magji. Është privilegj për mua që të luaj në Ligën e Kampionëve”, theksoi ai.
Kujtojmë se përballja mes dy gjigantëve evropianë zhvillohet në “Santiago Bernabeu” dhe nis në ora 21:00./arbresh.info.
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi