Serio Ramos nuk dëshiron që Real Madridi të transferoj mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.
Kapiteni i ‘Los Blancos’ thuhet se është kundër nënshkrimit me reprezentuesin francez, e ardhmja e të cilit te klubi në Old Trafford vazhdon të mbetet në dyshime, transmeton portali arbresh.info.
Sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, e cila është e njohur për pretendimet e jashtëzakonshme rreth transfereve, Ramos i ka thënë presidentit Florentino Perez në kushte të paqarta se nuk e do Pogban në Bernabeu.
Real Madridi kërkon nënshkrimin me 25-vjeçarin që t’i bashkohet klubit këtë verë në një marrëveshje që mund të jetë e formës shkëmbyese.
Ramos thuhet se është kundër transferimit të tij pasi nuk mendon që profili i ish yllit të Juves përshtatet me skuadrën aktuale të Real Madridit./arbresh.info/
10-vjetori në UEFA dhe FIFA, Federata e Futbollit feston me ...
E largoi nga Chelsea, Mo Salah befason me deklaratën për Jos...
Vetura godet për vdekje një fëmijë në Durrës
Izraeli miraton marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve lufta...
Haxhiu: Gazetaria me integritet është shërbim për qytetarët ...
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, AGK: Gazetarët në Kosovë ...