‘El Clasico’ që po luhet sonte është shumë e rëndësishme për kapitenin e Real Madrid, Sergio Ramos.
Ramos i është bashkuar ikonës së Barcelonës, Xavi Hernandez, në listën e lojtarëve me më së shumti paraqitje në derbin më të madh në botën e futbollit, përcjell lajmi.net.
32 vjeçari është emëruar në 11-shën startuese të Santiago Solarit, në ndeshjen që aktualisht po luhet në ‘Santiago Bernabeu’.
Kjo është klasikja e 42-të për Sergio Ramos në karrierën e tij, dhe e dyta brenda kësaj jave.
Ramos do ta barti shiritin e kapitenit edhe në këtë ndeshje dhe do të tentojë ta drejtojë skuadrën e tij drejt fitores së parë ndaj Barcës këtë edicion.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër