Ramos e gëzon Zidanin

08:14 | 20 Tetor 2020
V. S.

Sergio Ramos është gati për Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i Los Blancos u dëmtuar në humbjen befasuese të Real Madridit në shtëpi nga Cadiz, sfidë që e fituan mysafirët me rezultat minimal, 0-1.

Por, Ramos është stërvitur normalisht me ekipin gjatë ditës së hëne dhe do të stërvitet edhe të martën, para ndeshjes me Shakhtarin të mërkurën.

Ramos i duhet shumë në këto momente Zinedine Zidane që po kritikohet për atë humbje të turpshme në Alfredo Di Stefano dhe për lojën aspak të mirë të skuadrës. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale