Kryetrajneri i Prishtinës Zekirija Ramadani, së bashku me kapitenin Lorik Boshnjaku, u paraqitën në një konferencë për media në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme kundër kampionit të Norvegjisë, FK Bodo/Glimt, në kuadër të UEFA Europa Conference League, raundi i tretë kualifikues ndeshja e parë,
Takimi në mes të dy skuadrave do të zhvillohet në ora 20:00 në Stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ramadani ka thënë se e njohin shumë mirë kundërshtarin dhe tashmë kanë njohuri për lojën që e zhvillon skuadra norvegjeze.
“Skuadra kundërshtare është shumë e disiplinuar dhe taktikisht e fortë, neve kemi marrë mësim nga takimi i fundit në Uells dhe e dimë mirë se çfarë rëndësie ka secila ndeshje në këtë nivel garash, ne gjithashtu presim mbështetjen maksimale nga tifozët tanë të flaktë “Plisat”, të cilët sigurisht do të jenë të pranishëm në numër të madh”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, kapiteni i Prishtinës deklaroi se brenda grupit është një atmosferë e mirë dhe shpresojnë që të arrijnë rezultate të mira.
“Atmosfera brenda grupit të futbollistëve është tejet e mirë dhe pozitive pas rezultateve të arritura në garat e Evropës”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/
Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë
Tetë këshilla si të parandaloni grumbullimin e pluhurave në ...
A e dini se kafeja është e thartë? Ja se si mund të ndikojë ...
Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani
Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet
Mbrojtësi danez flet pas përballjes me Yamalin: Unë do të lu...