Futbollisti i skuadrës italiane Lecce, Ylber Ramadani, është një nga më meritorët që kombëtarja e Shqipërisë është kualifikuar në Kampionatin Evropian.
“Kuqezinjtë” do ta shijojnë Evropianin e dytë brenda tetë vjetësh pas atij të vitit 2016.
Ramadani beson se Shqipëria do të kalojë goxha mirë në EURO 2024.
Ai tha se kombëtarja mund të jetë befasia e këtij kampionati.
“Natyrisht, unë mendoj për Evropian. Ne mund të jemi befasia e Euro 2024. Ne e kemi një grup futbollistësh që mund të bëjë vërtet gjëra të mira, shumë prej nesh luajmë në ligat kryesore të futbollit evropian. Dhe, edhe falë prurjeve të reja mund të bëjmë mirë. Do të jetë një aventurë e bukur”, u shpreh futbollisti i Lecces për “Corriere dello Sport” transmeton Klankosova.tv
Shqipëria është në grup mjaft të vështirë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, ndërsa në kualifikime i la prapa Kombëtaret e njohura si Republika Çeke dhe Polonia.
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...