Drita nesër luan ndeshjen e kthimit ndaj Copenhagenit në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë para një jave përfundoi 2-0 në të mirë të danezëve, shkruan Arbresh.info.
Gjatë ditës së sotme në konferencë për media ka dal trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, i cili ka folur për takimin e nesërm.
“Favorit është ekipi kundërshtar, ne jemi në disavantazh, sepse me përballje me kësi skuadra të mëdha, asnjëherë nuk je humbës, pasi gjithsesi se fiton shumë eksperiencë”, tha fillimisht ai.
Një prej lojtarëve më të mirë të Dritës sezonin e kaluar, Denys Kostyshyn nuk po gjen minuta në sfidat kualifikuese, dhe për ta ka disa fjalë trajneri.
“Kualiteti i Drites është rritur. Kostyshyn nuk ka gjetur përformancën e tij në fazën kontrolluese, pas raundit të parë, patëm një ndeshje kontrolluese dhe thjesht vendosa të luajë me te njejtë skuadër. Për momentin është jashtë ekipit, punon me ekipin, por nuk grumbullohet”, shtoi.
Ramadani nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, pret edhe ndihmën e tifozëve gjilanas, “Intelektualët”.
“Presim mbështetje shumë të madhe nga tifozët nesër”, u shpreh ai.
Nëse Drita eliminohet do të vazhdoj garat evropiane, në kualifikimet për Ligën e Evropës, ku do të përballet me humbësin e takimit Shkëndija e Tetovës – FCSB.
Ai u pyet se cili kundërshtar do të ishte më i favorshëm për ta.
“Shkëndija – FCSB: Nuk e kam shikuar fare, jam plotësisht i fokusuar tek Copenhagen”, u shpreh Ramadani.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave nis me fillim nga ora 20:00./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...