Drita nesër luan takimin e radhës në Ligën e Konferencës ndaj Shkëndijës së Tetovës.
Një ditë para kësaj përballje në konferencë për media ka dal trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani së bashku me kapitenin Rron Broja, shkruan Arbresh.info.
Trajneri Zekirija Ramadani tha se për këtë ndeshje e ka ekipin e kompletuar.
“Falë Zotit dhe stafit mjekësor kemi arritur ta kompletojmë ekipin. Nuk është korrekte të tregojmë tani se kush do të luajë nga fillimi. Ndeshja kundër Shkëndijës është më e vështira në arenën ndërkombëtare”, tha ai.
Ai u pyet edhe për ndonjë premi nga klubi, por sipas tij kualifikimi tutje do të ishte më i rëndësishëm.
“Premia më e madhe është kualifikimi tutje, paratë vijnë e shkojnë. Nuk jemi të fokusuar tani te premia e fitores. Me një fitore eventuale 90% jemi në raundin tjetër”, shtoi tutje.
Gjatë ndeshjes së nesërme pritet të ketë edhe atmosferë të jashtëzakonshme nga stadiumi, ku do të jenë të pranishme dy tifozëritë.
“Nesër tifozët do t’i dhurojnë Evropës e Botës një mesazh, sepse edhe dy tifozeri mund janë të bashkuara. Atmosfera do jetë e madhe”, tha Ramadani.
Takimi mes Dritës dhe Shkëndijës nis me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot
Max Allegri në “radarin” e Real Madridit
Trump: Pas Iranit, radhën e ka Kuba