Trajneri shqiptar, Zekirija Ramadani është në mesin e emrave të përfolur për rolin e trajnerit tek Kosova.
Ramdani ka një karrierë të sukseshme deri më tash, duke arritur trofe dhe suksese, sidomos në vendin tonë.
Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Ramdani tha se është i hapur për çdo bashkëpunim dhe se i ka aftësitë për të qenë në krye të ‘Dardanëve’.
Ai poashtu tha se Kosovësi duhet një trajner që përveç obligimit profesional ka edhe obligim moral.
“Vetëm emrin t’i përmendesh Kombëtares së Kosovës mban shumë përgjegjësi dhe është shumë domëthënëse per mua. Padyshim që do të kisha interes të isha në krye të Kosovës si trajner. Për të qenë trajner i nje kombëtarje, një person duhet të ketë disa veti të veçanta e jo vetëm dijen taktiko teknike, që personalisht mendoj që i posedoj ato veti. Poashtu mendoj që duhet të zgjidhet një trajner që përveç obligimit profesional, do të ketë edhe obligim moral për Kombëtaren e Kosovës”, deklaroi Ramadani.
Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë