Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka njoftuar se nuk do largohet nga “Camp Nou” sepse synon të fitojë shumë trofe.
Sa ishte Ernesto Valverde në stolin e Barcelonës, kroati shumicën e ndeshjeve ishte në stol, por me ardhjen e Quique Setien gjërat kanë ndryshuar, transmeton portali arbresh.info.
Rakitic është bindur nga trajneri, andaj ka konfirmuar se nuk do të largohet dhe këtë sezon synon trofe të shumtë me Barcelonën.

“Nuk kam pse të mendojë për gjëra të tjera. Jam stërvitur mirë, ndihem mirë dhe jam i bindur se do jem te Barcelona edhe për një kohë”.
“Synoj të fitojë edhe shumë trofe të tjera me Barcelonën”, tha ai për Tportal.
Kontrata e Rakitic skadon në vitin 2022, ndërsa është i kërkuar nga skuadrat e mëdha, si Juventus, Inter, Atletico Madrid, Sevilla dhe Manchester United./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...