Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka lavdëruar sulmuesin Ansu Fati, i cili shënoi gol kundër Leganes.
17-vjeçari shënoi golin e parë të ndeshjes dje kundër Leganes, ndeshje të cilën e fituan me rezultat 2 – 0, transmeton portali arbresh.info.
Raktic është impresionuar nga spanjolli dhe ka thënë se ai është duke bërë punë të mirë.

“Ishim të durueshëm deri te goli i Ansu-s, pastaj u bë më e lehtë”.
“Jam shumë i lumtur për të. Ai është duke bërë punë impresionuese, por duhet të jetë i duruar”, theksoi ai.
Fati ka shënuar pesë gola në sezonin 2019/20, kurse njëra nga to ishte ndaj Inter-it në Ligën e Kampionëve.
Thuhet se Barcelona ka refuzuar ofertën me vlerë 100 milionë euro për Fati-n nga Manchester United./arbresh.info.
Hoxhaj takim me deputetin ukrainas: Njohja dhe forcimi i mar...
Kryeprokurori Isufaj takon kongresistë amerikanë, diskutojnë...
Presidentja Osmani kundër shtrenjtimit të ri të rrymës, do t...
Gjendet pa shenja jete një 86-vjeçar në shtëpinë e tij në Ra...
Italia heton turizmin e snajperëve në Sarajevë gjatë luftës ...
Vazhdon rënia e Bitcoin-it