Reali është e vërtetë se e do Pogban, por sipas Raiolas, ai do të qëndrojë në United tani për tani…
Paul Pogba s’do të largohet nga Manchester United, përkundër spekulimeve të shumta.
Të paktën kështu ka thënë agjenti i lojtarit, Mino Raiola.
Është raportuar se në janar Pogba mund ta veshë fanellën e bardhë të skuadrës së Zinedine Zidane, por duket se asgjë nuk është e vërtetë.
Mino Raiola siguroi për ‘The Telegraph’, njëjtë si Ole Gunnar Solskjaer, se Pogba do të qëndrojë në ‘Old Trafford’.
“Paul dëshiron të qëndrojë në Manchester dhe të fitojë tituj me klubin, edhe pse ka nevojë për më shumë mbështetje”, tha Raiola, i cili zbuloi interesimin e Real Madridit.
“Ka pasur interesim nga Real Madrid por Manchester United ka mohuar të negociojë për lojtarin, derisa edhe ne s’kemi bërë presion për ta realizuar transferimin”. /Gazeta Express/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...