Raiola ka hedhur benzinë mbi zjarre.
Ai ka deklaruar se ka raporte të shkëlqyera me Real Madridin dhe se është duke punuar që verën që po vjen, ta dërgojë “një futbollist të shkëlqyer”, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
“Raportet e mia me Real Madridin janë shumë të mira. Dua ta dërgoj atje një futbollist të shkëlqyer dhe do të tentoj gjatë verës”, tha Raiola.
Mediat kanë nisur të spekulojnë se lojtari që Raiola dëshiron ta transferojë në “Santiago Bernabeu”, mund të jetë Paul Pogba.
Megjithatë, Pogba ka nxitur spekulimet edhe më shumë për një rikthim të mundshëm në Itali, te Juventusi, pasi në rrjetet sociale publikoi një video me fanellë të ‘Zonjës së Vjetër’, duke i dëshiruar Balise Matuidit shërim të shpejtë, pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. /Gazeta Express/
Presidenti i Fenerbahçes lirohet nga burgu pasi u akuzua ...
Moti sot në Shqipëri
Këto janë qendrat të cilave mund t’u drejtoheni për votim me...
Tanzani, rrëzohet helikopteri në Kilimanxharo, pesë viktima
Vuçiq i zhgënjyer me Trump dhe Putin: SHBA dhe Turqia po arm...
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...