Rahoveci ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Bashkimin me rezultat 87:68 (25:11, 15:19, 20:20, 27:18), në kuadër të xhiros së 18-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Duke parë rëndësinë e ndeshjes, vendasit e filluan për mrekulli me një seri prej 14:4, e më pas krijuan epërsi deri në 17 pikë, 25:8, ndërsa çereku i parë përfundon 25:11. Epërsia u rrit edhe më shumë në periudhën e dytë, duke shkuar në 21 pikë, 38:17, megjithatë, prizrenasit filluan këndelljen, duke zvogëluar epërsinë, për të shkuar në pushim me shifrat 40:30.
Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, për të barazuar rezultatin në 45:45, duke e bërë ndeshjen shumë interesante, por rahoveciasit sërish u shkëputën në dhjetë pikë, 60:50, sa ishte rezultati pas 30 minutash lojë. Vreshtarët nuk lejuan që ‘fitorja t’iu ik nga duart’ dhe ishin më të mirë në dhjetë minutat e fundit, për të shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 87:68.
Te Rahoveci u dalluan Musab Mala me 15 pikë, 12 kërcime e 14 asistime dhe Milik Yarbrough me 28 pikë e dhjetë kërcime, kurse te Bashkimi më i miri në parket ishte John Florveus me 17 pikë e 14 kërcime.
Rahoveci ka pesë fitore e 11 humbje, kurse Bashkimi tetë fitore e dhjetë humbje./Arbresh.info
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...
Osmani premton medalje Presidenciale për Kombëtaren e Kosovë...
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...
Çalhanoglu: Kosova ka lojtarë të rrezikshëm, di disa fjalë s...