Rahoveci në edicionin e fundit në elitën e hendbollit kosovar shkroi historinë duke e fituar titullin e parë, ndërsa këtë vit po tenton të shkëlqejë edhe në garat evropiane.
“Vreshtarët” sonte do të përballen me kampionin belg Bocholt, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.
Kjo ndeshja starton nga ora 19:00.
Ndeshja e parë ishte zhvilluar në Belgjikë, ku belgët fituan me rezultat 32:29.
Skuadrës rahoveciane i duhet një fitore me katër gola për të kaluar tutje.
Për Rahovecin është vetëm paraqitja e dytë në garat evropiane. Para dy vitesh luajti ndaj skuadrës çeke, Karvina, por humbi me rezultat të ngushtë dhe nuk arriti që të avancojë tutje.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit