Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjakovë

23:37 | 14 Mars 2026
Q L

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sigal Prishtina nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë e shkurtër gjatë ndeshjes ndaj Rahoveci 029, duke humbur me rezultat të ngushtë 67-69 në një përballje të mbushur me tension dhe dramatizëm.

Kryeqytetasit e nisën ndeshjen me ritëm të mirë dhe arritën të krijojnë avantazh për disa sekonda, por vreshtarët nuk u dorëzuan dhe reaguan në momentet vendimtare. Përpjekjet e fundit të Prishtinës për të rikthyer epërsinë nuk mjaftuan, ndërsa Rahoveci 029 shfrytëzoi çdo mundësi për të marrë fitoren e rëndësishme.

Ky rezultat i jep Rahoveci 029 një fitore të çmuar jashtë fushe dhe i prish planet Sigal Prishtina në renditjen e ligës.

Ndeshja u karakterizua nga rivalitet i fortë, lojë dinamike dhe momente të papritura që mbajtën tifozët në tension deri në fund.

Ndërkohë, fitore tejet të rëndësishme ka arritur edhe Golden Eagle Ylli.

Skuadra nga Suhareka, ka triumfuar në Gjakovë duke mundur Vëllaznimin, me rezultat 72-64, në një ndeshje mjaftë interesante./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale