Futbollisti anglez Raheem Sterling është gati për debutimin me Feyenoord, pasi ka marrë zyrtarisht lejen e punës.
Sterling i është bashkuar klubit holandez si lojtar i lirë në fillim të muajit shkurt, por deri tani nuk kishte të drejtë të luante, pasi priste dokumentacionin përkatës. Gjatë kësaj periudhe, ai stërvitej në Belgjikë.
Madje, trajneri Robin van Persie dhe Feyenoord e kanë zhvendosur përkohësisht stërvitjen në Tubize, në qendrën stërvitore të Federatës së Futbollit të Belgjikës, për t’iu bashkuar Sterling.
Sulmuesi anglez mund ta bëjë debutimin që këtë të shtunë, kur Feyenoord e pret në stadiumin “De Kuip” skuadrën e sapopromovuar, Telstar.
Ardhja e Sterling shihet si një përforcim i madh për gjigantin e Rotterdamit, i cili synon të forcojë repartin ofensiv në fazën vendimtare të sezonit.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë