Mesfushori i Barcelonës, Rafinha Alcantara është rikthyer në stërvitje te skuadra e parë pas qëndrimit jashtë fushe për nëntë muaj për shkak të një lëndimi në gju.
Braziliani dëmtoi ligamentet e tij në gju në sezonin e kaluar në fitoren 4 me 1 në Granada gjatë muajit prill dhe nuk ka qenë pjesë e ndonjë ndeshje me gjigantin katalunas që atëherë, transmeton portali arbresh.info.
“Rafinha është i pastër nga ana mjekësore”, shkruan Barcelona në një deklaratë. “Mesfushori brazilian është i hapur për rikthim në aksion”
Rafinha është thënë se mund të rikthehet në fillim të këtij sezoni, por rikthimi i lëndimit kohë pas koha ka shtyrë rikthimin e tij.
Pas shtatë golave brenda 28 paraqitjeve sezonin e kaluar, vëllai i mesfushorit të Bayern Munichut, Thiago, është kërkuar për transferim në Juventus gjatë verës./arbresh.info/
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj