Trajneri i Newcastle, Rafa Benitez, ka zbuluar se Jose Mourinho ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij pas fitores 1 me 0 ndaj Manchester United.
Goli i mesfushorit skocez, Matt Ritchie doli të jetë vendimtar për fitoren e Newcastle, të cilët janë vetëm dy pikë largë zonës së rënies nga liga.
Ndërsa, United pas kësaj humbje kanë 16 pikë më pak se sa liderët e ligës, Man City.

Pas takimit, Mourinho në deklaratën e tij lavdëroi paraqitjen e futbollistëve të Newcastle duke thënë se ata ‘luftuan si kafshët’.
Megjithatë, Benitez zbuloi po ashtu se Mourinho ka pasur fjalë të mirë edhe për të, pas përfundimit të takimit.
“Urime dhe ti bërë mirë, dhe se ekipi punoi shumë por që nuk e merituam edhe aq shumë fitoren, pasi që ai mendon se kanë pasur raste më shumë për të shënuar”, u përgjigj Benitez në pyetjen se çfarë i ka thënë Mourinho.
“Kundër një top skuadre, ju duhet të luani kështu dhe është mirë të shohësh atë duke lavdëruar lojtarët tonë, por kjo është mënrya jonë e vetëme”, shtoi Benitez.
“Unë jam shumë krenar sepse kjo është mënyra që të siguron qëndrimin në Premierligë”, përfundoi ish trajneri i Liverpoolit.

Newcastle pas fitores ndaj United, është ngjitur në pozitën e 13 me 28 pikë. /arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...