Rikthimi i Radja Nainggolan te Interi pas huazimit 1-vjeçar te Cagliari ka rezultuar një dështim i vërtetë, si për klubin si për lojtarin që i ka shkruar gjysma sezonit pa luajtur.
Deri tani mesfushori belg nuk ka nisur asnjë ndeshje si titullar te skuadra e Contes madje është aktivizuar si zëvendësues në shumë pak ndeshje, kjo për shkak edhe të problemeve që ka pasur belgu me COVID-19 dhe dëmtimet.
Në janar sipas të gjitha gjasave, Nainggolan do të largohet nga Interi. Sipas raportimit të “Calciomercato”, 32-vjeçari mund të rikthehet te Cagliari.
Inter pritet ta lërë të lirë mesfushorin në merkaton e janarit, teksa kjo është dhe dëshira e Radjas.
Problemi mbetet tek oferta e ishullorëve, të cilët duan ta transferojnë falas ish-lojtarin e tyre.
Ndërkohë dhe paga e lartë e Nainggolan është një problem për Cagliarin, por ata mund të bëjnë një sakrificë për të.
Ndoshta në janar zikaltrit mund të ndryshojnë mendim dhe ta lënë të lirë, pasi ata vetë po monitorojnë disa lojtarë dhe në këtë mënyrë do të shpëtonin nga paga e lartë e belgut.
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...