Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin “Ylli i Javës” për javën e 35-të të kampionatit.
Këtë herë çmimin e fitoi Ron Raçi, mbrojtësi i FC Prishtina, i cili shkëlqeu në përballjen kundër FC Feronikeli 74, përcjell Arbresh.info.
Goli vendimtar i Raçit siguroi fitoren minimale 0:1 për skuadrën kryeqytetase, duke i dhënë asaj tri pikë të rëndësishme në një moment kritik të sezonit.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Blerim Haxholli, Isuf Llumnica dhe Rifat Nasufi, të cilët unanimisht vendosën që Raçi të shpallet më i miri i javës.
Pas pranimit të çmimit, Raçi u shpreh i lumtur për arritjen e tij.
“Fitorja e djeshme ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. Jam shumë i lumtur për golin që i dha ekipit tri pikë të arta. Falënderoj stafin dhe bashkëlojtarët për mbështetjen – pa ta nuk do të ishte e mundur. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të enjten në Kupë dhe do të japim gjithçka për të siguruar një vend në Evropë. Ky çmim më motivon edhe më shumë për të vazhduar me paraqitje të mira”, u shpreh ai.
Raçi dhe FC Prishtina tani e kanë sytë tek finalja e Kupës, ku synojnë ta mbyllin sezonin me trofe dhe një biletë për garat evropiane./Arbresh.info
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...
Anëtarët e Bordit të Paqes kanë premtuar më shumë se 5 milia...
Vdes 23-vjeçari në Librazhd teksa po riparonte makinën në nj...