Rabiot i kërkon 10 milionë euro Juvës, ose…

12:17 | 5 Janar 2023
Vjollca Gajraku

Francezi Adrien Rabiot raportohet se i ka kërkuar 10 milionë euro në sezone Juventusit, në të kundërtën ai do të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni.

Reprezentuesi francez ka shpërthyer këtë sezon të garave me torinezët, duke qenë një nga më të mirët në terren.

Sipas ‘Calciomercato’, Rabiot i ka bërë të qartë çmimin ‘Zonjës së Vjetër’ për rinovimin e kontratës së re.

Juventusi është gati t’ia ofroj francezit 7 milionë euro në sezon, por siç raportohet, agjenti i lojtarit ia ka bërë më dije juvetinëve se klienti i tij, kërkon 10 milionë euro në vit.

Rabiot është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe ish-klubin e tij, PSG./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale