Adrien Rabiot duket se do të jetë përforcimi i radhës për skuadrën e Liverpool.
Mesfushori francez flitej se do të kalonte tek Barcelona, por kushtet e tepruara nga nëna e lojtarit si dhe afrimi i Frenkie de Jong në ‘Camp Nou’ kanë bërë që katalanët të ulin interesimin e tij.
Këtë situatë duket se nuk do ta lë pa shfrytëzuar gjiganti anglez, Liverpool, që pritet të nënshkruajnë me lojtarin në fund të këtij sezoni.
Sipas ish yllit të ‘The Reds’, Danny Murphy, Adam Lallana dhe Daniel Sturridge do të largohen nga ‘Anfield’, kurse mesfushori i PSG-së do të afrohet.
“Rabiot është një lojtar shumë i talentuar me shumë teknikë, dhe nuk do të isha i surprizuar nëse e shohim atë në fanellën e Liverpool sezonin e ardhshëm” ka thënë Murphy për ‘Sportingbet’.
“Është pjesa që i mungon Liverpool që nga largimi i Coutinho. Klopp ndoshta mendon se ai do t’i jap skuadrës një pjesë shumë të rëndësishme” ka thënë tutje ai.
Tutje legjenda e skuadrës ka bërë të ditur se ky skenar do të mund t’i largonte nga skuadra Adam Lallanan dhe Daniel Sturridge.
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...
KQZ pa buxhet për zgjedhjet eventuale, i duhet rreth 7 milio...
Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen m...