Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk ka arritur të kualifikohet për kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm, që mbahet në Gjermani.
Kosova u rendit e pesta në grupin I, pas përfundimit të kampanjës kualifikuese, shkruan Arbresh.info.
Teksa për këtë dështim qytetarët fajësojnë trajnerët e Kosovës.
Ata shprehën pakënaqësinë e tyre me punën që është bërë, duke pas parasysh cilësinë që ka kjo kombëtare, e problemet e fundit për mos grumbullim e Edon Zhegrovën.
Në anën tjetër, ata i gëzohet faktin që Shqipëria do të jetë në Evropian dhe do të përfaqësojë shqiptarët në të gjitha trevat.
Nëse do të jetë mundësia ata thonë se edhe do të udhëtojnë për në Gjermani për të përcjellur nga afër ndeshjet e Shqipërisë, në Gjermani.
Gjithashtu, besojnë se të përzgjedhurit e Sylvinhos do të shkaktojnë befasi të mëdha në Gjermani.
Kujtojmë se Shqipëria është kualifikuar si liderë e grupit E, për në Evropian dhe do të jetë në vazon e dytë, në short.
Shorti për fazën e grupeve do të tërhiqet me dy dhjetor në Hamburg me fillim nga ora 18:00./Arbresh.info/Drilon Halili/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...