Trajneri i Barcelonës, Quique Setien e do në skuadër për sezonin e ardhshëm mesfushorin ofansiv, Philippe Coutinho.
Braziliani sezoni e kaluar bëri përformanca jo të mira me gjigantin katalunas dhe në verë u huazua te Bayern Munich, transmeton portali arbresh.info.
Kishte raportime se Coutinho do rikthehet në Premierë Ligë, mirëpo Setien ka thënë se do ta pyes nëse dëshiron të provojë përsëri te luaj për Barcelonën.

“Mendoj se Coutinho është lojtar i mirë, e pëlqej vërtet. Është ende lojtar i Barcelonës”.
“Duhet të paguash kur nuk ia del te Barcelona. Mendoj se mund të jetë këtu në fillim të sezonit të ardhshëm. Duhet të flas dhe ta pyes”, deklaroi ai.
Braziliani vazhdon të kërkohet nga Chelsea, Tottenham dhe Arsenal./arbresh.info.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj