Bersant Celina është duke u përgatitur për një sezon në formë huazimi në Championship pas një viti të suksesshëm të kaluar gjithashtu si një i huazuar te skuadra holandeze në Eredivisie FC Twente sezonin e kaluar.
Queens Park Rangers (QPR) është njëri nga klubet e shumta nga Championship që janë të interesuar për transferimin e yllit kosovar të Manchester Cityt, Bersant Celinës, transmeton portali arbresh.info.

Sipas një raporti nga ‘Manchester Evening News’, Celina është duke u përgatitur për një sezon në formë huazimi në Championship pas një viti të suksesshëm në FC Twente. 20-vjeçari, i cili përshkruhet si një mesfushor kreativ, ka përfaqësuar Norvegjinë në nivelin e të rinjve para se të zgjedhte për të përfaqësuar Kosovën.
Ai vlerësuar lartë nga trajneri Pep Guardiola dhe besohet se do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester Cityt për ndeshjet para-sezonale para transferimit. Ashtu si QPR, klubet e tjera në Championship si Bolton Wanderers, Ipswich Town dhe Leeds United thuhet se janë gjithashtu të interesuara.
Celina ka bërë 28 paraqitje sezonin e kaluar te FC Twente duke shënuar pesë herë dhe duke krijuar pesë asistime./arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...