Ndeshja mes Real Madrid dhe Manchester City konsiderohet si një nga përballjet më të mëdha të kësaj faze në UEFA Champions League, por duket se interesimi i tifozëve madrilenë për ta ndjekur nga afër nuk është aq i madh sa pritej.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola udhëton drejt Madridit për përballjen e fazës së 1/8 së finales, një duel që tashmë është bërë pothuajse i zakonshëm në sezonet e fundit, pasi dy gjigantët evropianë janë përballur në secilin nga katër sezonet e fundit në kompeticion.
Megjithatë, sipas ekspertit të financave në futboll, Kieran Maguire, edhe në mëngjesin e së mërkurës kishte ende qindra bileta në dispozicion për ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabéu.
Ai theksoi se një nga arsyet kryesore mund të jetë çmimi shumë i lartë i biletave. Në disa zona të stadiumit, çmimi i një bilete kalon mbi 380 paund, një shumë që shumë tifozë duket se nuk janë të gatshëm ta paguajnë për këtë përballje të madhe.
“Ka ende shumë bileta në dispozicion për ndeshjen Real Madrid – Manchester City sonte. Nuk e di pse”, ka shkruar Maguire me një dozë sarkazme në rrjetet sociale.
Real Madridit nuk po kalon formë të mirë këtë sezon, duke marrë parasysh lëndimet e shumta si dhe ndërrimin e trajnerit, por nuk dihet nëse kjo është arsyeja pse qindra ulëse do të jenë të zbrazura në stadium.
Ndeshja mes Realit dhe Cityt zhvillohet nga ora 21:00 në ‘Santiago Bernabeu’./Arbresh.info

Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të/ Çfarë po ndodh në frontin e...
Pse s’u mundësua dhurimi i kristalit për Donald Trump? Minis...
Ishte zhdukur nga 7 marsi, gjendet i vdekur Alush Kastrati
Leverkusen – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare
Teherani: Çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për f...
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...