Arsenali thuhet se do të finalizojë përforcimin e tyre të parë brenda merkatos së muajit janar brenda 48 orëve të ardhshme duke nënshkruar me Keylor Navasin nga Real Madridi.
Reprezentuesi i Costa Ricas është njëri nga portierët më të mirë në Evropë dhe gjithashtu njëri nga lojtarët më të dekoruar në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ai ka dështuar për të siguruar pozitë startuese këtë sezon pas nënshkrimit të klubit gjatë verës me portierin Thibaut Courtois nga Chelsea, madje edhe pse belgu nuk është dukur gjithmonë si një opsion superior.
Sipas raporteve të fundit, Navas iu ka thënë lamtumirë bashkëlojtarëve të tij dhe largimi duket i pashmangshëm ndërkohë që Arsenali ka reaguar para Romas për sigurimin e shërbimeve të 32-vjeçarit që pritet të largohet brenda 48 orëve.
“Topçinjtë” kanë nënshkruar me Bernd Lenon gjatë verës, por ai nuk është dukur bindës deri tani dhe Unai Emery është i përgatitur për të ndryshuar atë./arbresh.info/
https://twitter.com/ESPFutbol_en/status/1080089187985117184
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...