Aaron Ramsey ka nënshkruar një marrëveshje paraprake me Juventusin duke i dhënë fund kështu qëndrimit të tij prej 10 viteve në Arsenal.
Bazuar në një raport nga ‘Sky Sports’ në Itali’, reprezentuesi uellsian përfundimisht ka vendosur lapsin në letër dhe do t’i bashkohet kampionit në fuqi të Italisë gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Është raportuar se mesfushori ka kryer testin mjekësor me skuadrën në Torino në Londër të dielën, pas ndeshjes së skuadrës së tij aktuale në Premierë Ligë kundër West Hamit një ditë më herët.
Ramsey pritet të nënshkruajë më pas një kontratë pesë vjeçare që i siguron atij 140 mijë funta në javë, plus bonuset nëse ai luan 50 për qind të ndeshjeve brenda një sezoni.
Ekziston ende mundësia që 28-vjeçari të transferohet në Torino këtë muaj në rast se Arsenali vendos për të siguruar një tarifë për shërbimet e tij./arbresh.info/
https://twitter.com/goal/status/1085923256698396672
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë