Mirlind Daku është suspenduar nga UEFA me dy ndeshje moslojë, pas ndeshjes mes Shqiëprisë dhe Kroacisë.
Ai do të humb ndeshjen më të rëndësishme të kombëtares së Shqipërisë ndaj Spanjës e cila është jetë a vdekje për kuqezinjtë e Sylvinhos, shkruan Arbresh.info.
Gjithashtu në rast kualifikimi futbollisti nga Gjilani do të humb edhe ndeshjen e raundit të 16 më të mirëve.
Në vendimin lëshuar nga UEFA, shkruhet se Daku ka kryer veprime josportive dhe që nuk i takojnë etikës së një futbollisti profesionist.

“Suspendim për futbollistin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Mirlind Dakun, me totalin e dy ndeshjeve të organizuara nga UEFA, për të cilat ai kishte të drejtë të luante, për dështimin e zbatimit të parimeve të përgjithshme të sjelljes, për shkeljen e rregullave të sjelljes, për përdorimin e ngjarjes sportive për manifestimin e natyrës jo sportive si dhe për imazhin jo të mirë të futbollit”, shkruan në vendimin e UEFA-s.
Kujtojmë se pas përfundimit të ndeshjes Daku është afruar tek tifozët dhe ka marr një megafon me të cilin ka filluar të shaj serbët dhe maqedonasit së bashku me tifozët kuqezi./Arbresh.info/
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...