Luka Modric fitoi Topin e Artë dhe kështu ndali dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Ylli kroat pas fitimit të Ligë së Kampionëve dhe arritjes në finale të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’, ku edhe ishte lojtari i Botërorit nga FIFA, mori më së shumti vota në mbrëmjen gala të organizuar të hënën nga gazeta franceze, France Football.
Fituesi është zgjedhur nga votat e gazetarëve nga e gjithë bota.

Për Kosovën votoi gazetari Bajram Shala, i cili me gjashtë pikë në vendin e parë e vendosi Modricin, pastaj Kylian Mbappen (katër pikë), Cristiano Ronaldon (tre pikë), Raphael Varane (dy pikë) dhe në vendin e pestë e vendosi francezin, Antoine Griezmann (një pikë).

Ndërsa nga Shqipëria votoi , Besnik Dizdari, i cili paksa befasoi me vendin e parë, ku pikët maksimale të tij i takuan Griezmannit.
Në katër pozitat e tij vendosi Modricin, Ronaldon, Messin dhe Mbappen.

Ylli kroat në fund mblodhi 753 pikë, dukshëm më shumë se vendi i dytë CR7 me 476 pikë, ndërsa Griezmann ishte i treti me 414.
Mbappe me 347 pikë, ndërsa top pesëshja mbyllet nga Lionel Messi me 280 pikë. /
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...