PSV arriti një fitore të madhe në “Anfield Road” duke e mposhtur 4-1 Liverpoolin në ndeshjen e pestë të Ligës së Kampionëve.
Skuadra holandeze kaloi e para në epërsi që në minutën e 6-të, kur Ivan Perisic u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke mposhtur portierin Mamardashvili me një goditje të fuqishme në të djathtë.
Avantazhi i PSV-së zgjati pak, pasi në minutën e 16-të Dominik Szoboszlai shfrytëzoi një top të kthyer dhe e çoi në rrjetë, duke barazuar rezultatin në 1:1.
Liverpool ishte pranë përmbysjes vetëm pak çaste më vonë, kur Cody Gakpo gjuajti nga distanca dhe e detyroi portierin Kovar të ndërhyjë me një pritje fantastike.
Ndërkohë, Virgil van Dijk goditi traversën në minutën e 32-të pas një kërcimi të fuqishëm nga këndi, duke humbur mundësinë për të kaluar të tijtë në epërsi.
PSV rifitoi avantazhin në pjesën e dytë, kur Guus Til në minutën e 56-të u gjend në vendin e duhur brenda zonës dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1:2.
Skuadra holandeze vazhdoi presionin dhe në minutën e 73-të Couhaib Driouech shënoi golin e tretë, duke përfituar nga një top i kthyer në zonë dhe duke e dërguar saktë në cepin e portës për rezultatin 1:3.
PSV shënoi edhe golin e katërt në minutën e parë shtesë me Driouech.
Me këtë fitore të holandezëve, Liverpoolit iu thellohet edhe më shumë kriza. Derisa falë këtyre tri pikëve PSV ngritët në pozitën e 14-të me tetë pikë, kurse Liverpooli është i 12-ti me nëntë sosh./Arbresh.info
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...
Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Spiropali: Ftesa e SHBA-s...
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi
Vjedhja e votave në Prizren, Shaqir Totaj: Jashtëzakonisht i...