Paris Saint Germain raportohet se ka bërë një përpjekje tjetër për të nënshkruar me yllin e Monacos, Kylian Mbappe, duke rivalizuar gjigantin spanjoll Real Madridin.
Bazuar në gazetën franceze ‘L’Equipe’, drejtori i ri sportiv i PSG-së, Antero Henrique, tashmë ka kontaktuar kampin e Mbappes rreth mundësisë për një transferim, transmeton portali arbresh.info.
Përveç kësaj, raportet ndërmjet Monacos dhe Paris Saint Germain “janë të mira” për francezin që të arrijë transferimin te klubi tjetër francez.
Real Madridi tashmë ka bërë oferta nga 100 milionë deri në 115 milionë euro për sulmuesin 18-vjeçar, por ato janë refuzuar menjëherë nga kampioni francez, megjithëse skuadra e Zinedine Zidanes pritet të rikthehet sërish me një ofertë prej 135 milionë euro.
Megjithatë, ‘Le Parisien’ pretendon që një takim është paraparë të mbahet ndërmjet Monacos dhe sulmuesit adoleshent, ku ai pritet të ritheksoj se do të vazhdoj qëndrimin në klub edhe për një sezon./arbresh.info
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein