Paris Saint Germaini është duke luftuar me Manchester United për të siguruar shërbimet e anësorit të Juves, Douglas Costas.
Braziliani ka pasur probleme këtë sezon me lëndime, suspendime dhe madje ka pasur edhe një aksident ndërkohë që ka kontribuuar me vetëm një gol dhe dy asistime brenda 24 ndeshjeve kompetitive, transmeton portali arbresh.info.
Ai tashmë është përfolur shumë për kalim në Manchester United dhe Chelsea sezonin e kaluar, por Juventusi nuk kishte ndërmend të shes atë.
Situata ka ndryshuar tani dhe Douglas Costa është në listën e largimit të mundshëm.
Ai ishte blerë nga Bayern Munichu në vitin 2017 për 46 milionë euro, por meqenëse ka mbushur 29 vjeç në shtator dhe forma e tij ka rënë dukshëm gjatë 12 muajve të fundit, ndoshta ai mund të shitet për rreth 30-35 milionë euro./arbresh.info/
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...