Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba u refuzua nga Paris Saint-Germain verën e fundit.
Pogba ishte një shënjestër kryesore për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili e donte me çdo kusht në Bernabeu.
Ndërsa, edhe ish-klubi i tij italian, Juventusi gjithashtu ishte i interesuar për ta rikthyer francezin në Torino.
Sipas mediumit Sport Italia, agjenti i Pogbas, Mino Raiola gjithashtu u përpoq ta transferonte yllin francez në PSG.
Pretendohet se mesfushori ishte i gatshëm të kthehej në Francë dhe mbështeti këtë veprim të Raiolas shkruan telegrafi.
Sidoqoftë, PSG nuk ishte e interesuar për të transferuar Pogban, veçanërisht duke u përqendruar në mbajtjen e Neymarit.
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...