Paris Saint-Germain thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 80 milionë eurosh nga Barcelona për Neymarin, këtë verë.
Emri i Neymarit ka qenë shumë i përfolur gjatë verës për një largim nga Parc des Princes, me brazilianin që lidhej me një rikthim në Camp Nou.
Edhe presidenti i Barçës, Joan Laporta zbuloi interesimin e klubit për një lëvizje verore në fillim të kësaj jave, por negociatat përfundimisht nuk përparuan.
Megjithatë, tani zbulohet se klubi katalunas kishte bërë edhe ofertë për blerjen e Neymarit, por që e cila është refuzuar nga PSG.
Sipas mediumit Le10Sport, PSG refuzoi një ofertë me vlerë 80 milionë euro nga Barcelona për të rikthyer Neymarin këtë verë.
Në fund, Neymar nënshkroi rinovimin e kontratës me klubin parisien, teksa tani ndihet i lumtur pasi është ribashkuar me mikun e tij të mirë, Lionel Messi.
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri