Real Madridi do të shpresojë se sulmuesi Karim Benzema do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e parë të 1/8 së finales kundër Paris Saint-Germainit sot në mbrëmje në Ligën e Kampionëve, derisa PSG-ja shpreson të njëjtën për Neymarin.
Takimi i parë i rrethit të 16 më të mirëve mes PSG-së dhe Madridit zhvillohet në Parkun e Princave në Paris, në orën 21:00.
Të dy klubet janë lidere në ligat e tyre përkatëse, me PSG-në që e ka një epërsi të madhe prej 13 pikëve ndaj rivalëve, dhe Realin që gëzon një epërsi prej katër pikëve ndaj rivalëve të vet.
Derisa Reali është klubi me më së shumti trofe në Ligën e Kampionëve, ai nuk e ka arritur finalen në këtë garë që prej vitit 2018.
PSG-ja, ndërkohë, e arriti finalen dy vjet më vonë por u mposht nga Bayern Munich.
Neymar dhe Benzema janë pjesë e skuadrave të tyre për këtë ndeshje, por nuk e kanë të sigurt paraqitjen për shkak se vijnë nga lëndimet.
Braziliani nuk ka luajtur për PSG-në që prej muajit nëntor, kur e ndrydhi nyjën e këmbës. /GE/
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit