Paris Saint-Germain është vendosur t’ia rrëmbej Real Madridit objektivin e tyre të madh, yllin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.
Mesfushori me tipare sulmuese danez ka hedhur poshtë disa herë mundësinë e një kontrate të re në White Hart Lane.
Klubi do të donte të shiste 27-vjeçarin reprezentuesin danez në afatin e janarit për të fituar disa para, para se ta ‘falte’ atë në verë.
Sidoqoftë, sipas mediumit britanik Daily Mail, PSG tani është bërë pretendent kryesor për nënshkrimin e tij ndërsa ata kërkojnë të rrëmbejnë marrëveshjen para Realit.
Por, Eriksen e di se ai mund të sigurojë një marrëveshje më fitimprurëse qershorin e ardhshëm, kur ai është transferim i lirë dhe ka të ngjarë të refuzojë largimin në janar shkruan Telegrafi
Ai është në gjendje të nënshkruajë një para-kontratë në janar për një klub jashtë Anglisë dhe parisienët shihen favorit.
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...