PSG është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të AC Milan, Theo Hernandez.
Drejtori sportiv i “Parisienëve”, Leonardo është admirues i madh i 22-vjeçarit, andaj është duke u munduar ta sjellë në “Parkun e Princave”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Tuttosport, PSG është i gatshëm t’iu ofrojë 50 milionë euro “Rosonerëve” për Hernandez, kontrata e të cilit skadon në verë të vitit 2024.

Hernandez iu bashkua verën e kaluar Milan-it për 20 milionë euro nga Real Madrid dhe ia doli të jetë në formë mjaftë të mirë, andaj ka fituar vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.
22-vjeçari gjatë këtij sezoni bëri 25 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar gjashtë gola dhe kontribuar me tri asistime./arbresh.info.
Berisha: Përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrue...
“Kur luajmë në shtëpi, jemi favoritë” – Arbeloa ...
Aksident tragjik në Vjenë, vdes një 17-vjeçare
Haradinaj: S’është ka më intereson me e taku Abdixhikun e me...
MINTI publikon çmimet e reja të derivateve për 7 prill: Dize...
Azemi i LDK-së dorëzon në Polici dosjen për njehsorët e rrym...