Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain përballet nesër me Leverkusenin në Gjermani në kuadër të xhiros së tretë të këtij kompeticioni.
Para kësaj sfide trajneri Luis Enrique ka marrë dy lajme pozitive nga dy futbollistët kryesor të skuadrës, Ousamane Dembele i cili njëherit është edhe fitues i Topit të Artë, dhe mbrojtësi Marquinhos, shkruan Arbresh.info.
Të dy futbollistët janë rikthyer nga dëmtimet që patën dhe kanë marrë dritën jeshile për t’u rikthyer në fushë.
Në listën e publikuar sot nga Luis Enrique, nuk munguan emrat e Dembeles dhe Marquinhos.
Për Dembelen kjo do të jetë ndeshja e parë këtë sezon në Ligën e Kampioënve, kurse braziliani rikthehet pas mungesës me Barcelonën.
Parisi në dy takimet e para ka dy fitore./Arbresh.info
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s