Lider në fushë, lider edhe jashtë fushe. Sergio Ramos i ka dhënë shumë Real Madridit për shumë vite, por sot, negociatat për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2021, janë bërë shumë të vështira.
E çuditshme nga ana e Real Madridit që një kapiteni si Ramos, dyshojnë t’ia zgjasin atë sipas dëshirave të 33-vjeçarit që kërkon të paktën dy vite kontratë.
AS tani raporton se për tensionin e krijuar në Madrid është alarmuar Paris Saint Germain që ka bërë ofertë të çmendur për kapitenin spanjoll.
PSG ka bërë gati një kontratë tre vjeçare për Ramosin dhe një pagë vjetor 20 milionë euro, shumë më shumë se që paguhet në Madrid, 12 milionë, pagë të cilën Reali po negocion për t’ia zbritur në mënyrë që të rinovojë edhe për disa sezone.
Do të ishte çmenduri që pas legjendave si Raul, Casillas, Ronaldo e shumë të tjerë, Reali të mos marrë mësim dhe të heqë dorë edhe nga njeriu i La Decimas. /Gazeta Express/
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...