Paris Saint-Germain ka finalizuar blerjen e mesfushorit Dro nga Barcelona, duke paguar 8.2 milionë euro, më shumë se klauzola e lirimit prej 6 milionësh, si shenjë respekti për marrëdhënien mes klubeve.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit francez, shkruan Arbresh.info.
“Dro Fernández i bashkohet Paris Saint-Germain deri në 2030.”
“Mesfushori spanjoll 18-vjeçar, i cili do të mbajë fanellën me numrin 27, ka nënshkruar kontratë që e mban te PSG-ja në Paris deri në vitin 2030.”
“Lëvizja është në përputhje të plotë me strategjinë sportive të klubit, e cila fokusohet fuqishëm te të rinjtë dhe talenti. Mirë se erdhe!”, shkruan PSG në njoftim.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit