Sipas Le Parisien, Paris Saint-Germain ka ende nëntë lojtarë në listën e largimeve, pas transferimit të përhershëm të Milan Skriniar te Fenerbahçe.
Në krye të listës ndodhet sulmuesi Randal Kolo Muani, i cili dëshiron të transferohet te Juventusi. Megjithatë, klubi italian ende nuk ka përmbushur kërkesat financiare të PSG-së.
Si alternativë, klubi nga kryeqyteti francez mund të shqyrtojë oferta nga Tottenham Hotspur ose Newcastle United, të cilët ndodhen në një pozitë më të favorshme ekonomike. Marco Asensio është gjithashtu në prag largimi. Pas një huazimi te Aston Villa, spanjollit i është dhënë leja për t’u larguar përgjithmonë nga klubi, por kërkesat e tij të larta për pagë kanë penguar çdo marrëveshje deri më tani.
Presnel Kimpembe është një tjetër emër që është shtuar rishtazi në listë këtë javë, ndërsa Gianluigi Donnarumma gjithashtu pritet të largohet, pasi nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Ndërkohë, edhe Nordi Mukiele, Ilyes Housni, Renato Sanches, Carlos Soler dhe portieri rus Matvey Safonov konsiderohen si largime të mundshme gjatë këtij afati kalimtar veror.
Me kohën që po mbaron, drejtuesit e PSG-së duhet të përshpejtojnë procesin e largimeve për të përmbyllur “operacionin e dobësimit” të skuadrës.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...