Mbrojtësi i Chelseat është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, atë e do edhe Reali.
Antonio Rudiger është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane.
Mbrojtësi i Chelseat po shfaq formë të lartë edhe këtë sezon.
Ai është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës së tij me “Blues”.
Përfaqësuesi gjerman e ka refuzuar ofertën e parë të kampionit evropian për kontratën e re.
E nga kjo situatë po mundohen të përfitojnë gjigantët evropianë.
Dje u raportua për interesim për Real Madridit për 28 vjeçarin.
Ndërsa, sot mediumi gjerman “Bild” raporton se në garë për mbrojtësin është futur edhe Paris Saint-Germaini.
Madje, thuhet se menaxheri i futbollistit është takuar tashmë me drejtorin sportiv të klubit francez, Leonardo./GE/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër