Për PSG-në, Mbappe do të vazhdojë të qëndrojë në Francë. Ata kanë reaguar me një komunikatë pas lajmeve për largimin e mundshëm të 20-vjeçarit nga “Parc des Princes”.
“Kam mësuar shumë, është koha të marr më shumë përgjegjësi. Nëse ndodh te PSG, do jem i lumtur, në të kundërtën do të kërkoj një sfidë të re, te një klub me projekt”, këto fjalë të Kylian Mbappe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për përfundimin e sezonit, ndezën lajmet e të gjitha mediave në Evropë.
Një sinjal i fortë nga sulmuesi francez, që konfirmoi se mund të largohet nga Paris Saint-Germain dhe ndezi aludimet e para se ku mund të shkojë 20-vjeçari.
Real Madridi është klubi që e kërkon tash e një kohë francezin. Por, ende pa kaluar 24 orë, ka reaguar klubi francez me anë të një postimi në “Twitter”.
“PSG dhe Kylian Mbappe kanë pasur një lidhje të fortë në këto dy vite e gjysmë dhe historia do të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm”, thuhet në një fragment të deklaratës së klubit parisien, që po përpiqet të shuajë të gjithë zërat që u përhapën në media gjatë ditës së hënë.
PDK: Parqitja përfundimtare e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ...
Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet ish-princi Andrew
Gazeta britanike shkruan për Thaçin në deklaratën përmbyllës...
Hamza pret ambasadorin e Austrisë, e falënderon për përkrahj...
Zbulohet një klip i ri i skandalit: Vinicius Jr provokoi tif...
IKD dorëzon kërkesë për debat parlamentar mbi moszbatimin e ...