PSG i ka shtruar një kontratë të re tronditëse Kylian Mbappes në përpjekje për të shuar interesimin nga Real Madridi.
Megjithatë, duket se as tentimi i fundit nga parisienët nuk është i mjaftueshëm sulmuesin për të vendosur lapsin në marrëveshjen e re, transmeton portali arbresh.info.
Kështu pretendon analisti Eduardo Inda gjatë një bisede për El Chiringuito.
“Askush nuk mund ta mos dijë se qëllimi kryesor i Real Madridit është Mbappe. PSG i ka ofruar atij rinovimin me një sasi të çmendur”, ka thënë Inda.
“Është një rinovim që i garanton qëndrimin deri më 2024 dhe me të njëjtën shifër që Lionel Messi fiton në Barcelonë: 50 milionë euro. Lojtari është duke refuzuar PSG-në”
Inda ka zbuluar gjithashtu: “Neymar nuk do të vijë kurrë në Real Madrid”
“Ka pasur dyshime me Neymarin rreth shërbimeve mjekësore të Madridit. Milionat do të shpëtohen në kohën kur Mbappe ose Pogba vijnë”./arbresh.info/
Ngjarje e rëndë në Itali – vdes shqiptari pasi u godit nga t...
Rasti i 5 vjeçarit, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QP...
Dënohen me 75 vjet burg pesë të akuzuarit për 400 kilogramë ...
Qeveria e Kosovës miraton një sërë vendimesh
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...