PSG eliminohet nga Kupa e Francës, pëson humbje shokuese nga Paris FC

23:25 | 12 Janar 2026
D.H

PSG pësoi një humbje të rëndë me rezultat 0-1 në “Parkun e Princave” nga Paris FC, duke u eliminuar në rrethin e 1/16 së finales në Kupën e Francës.

Rasti i parë i madh erdhi në minutën e 23-të, kur Gonçalo Ramos përfitoi nga një top i kthyer, por portieri i Paris FC reagoi në mënyrë spektakolare.

PSG vazhdoi të sulmojë edhe në pjesën e dytë, me raste të pastra nga Warren Zaïre-Emery, Bradley Barcola dhe Ousmane Dembélé, por ose mungoi saktësia, ose Nkambadio ishte i pakalueshëm.

Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 74-të. Ilan Kebbal dha një asistim për Jonathan Ikoné, i cili realizoi për 0-1.

Në minutat e fundit, PSG shtoi presionin maksimal. Désiré Doué humbi një rast të artë me kokë, ndërsa Vitinha provoi me një goditje të fuqishme nga distanca në minutën e 90+7’, por sërish Nkambadio ishte në vend.

Kështu, PSG eliminohet nga Kupa e Francës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale